Tare konfirmon largimin e Sergej: “Më parë do ta vrisja veten sesa të tregojë zëvendësuesin”

  • 01 June 2020 - 20:52
 Tare konfirmon largimin e Sergej: “Më parë do ta vrisja veten sesa të tregojë zëvendësuesin”

Duket se aventurës së Milinkovic-Savic me Lazion i ka ardhur fundit.

Mediat italiane janë duke raportuar se Paris Saint Germain është duke insistuar për 25-vjeçarin.

Në njëfarë mënyre, edhe drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli Tare, ka dhënë sinjale për largimin e Sergej.

Ai ka thënë se tashmë e ka në kokë emrin e futbollistit që do ta zëvendësojë Savicin.

“Mendoj, eksperienca më ka mësuar koha dhe durimi duhet të jenë për të ndërtuar një projekt të fortë. Historia ka treguar se disa lojtarë kanë ardhur jo me pritshmëri, ndërsa më pas janë bërë të rëndësishëm”, u shpreh Tare.

Kur u pyet për transferimin e mundshëm të Milinkovic-Savic te PSG, Tare u përgjigj: “Kam lojtarin në mendje, por s’do ta them emrin e tij. Më parë do ta vrisja veten”.

(Kosova Sot Online)