Werner kërcënon Lewandowskin, Leipzig vazhdon me fitore

  • 01 June 2020 - 22:45
 Werner kërcënon Lewandowskin, Leipzig vazhdon me fitore

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Leipzig.

Edhe njëherë në listën e golashënuesve hyri Timo Werner.

Ai shënoi një gol në fitoren 4-2 të Leipzig kundër Kolnit.

Werner shënoi golin për 3-1 në minutën e 50’, derisa për Leipzig shënuan edhe Patrik Schick, Christopher Nkunku dhe Daniel Olmo.

Derisa për ekipin vendas shënuan Jhon Cordoba dhe Anthony Modeste.

Kujtojmë se për Kolnin nga minuta e parë luajti talenti i Kosovës, Elvis Rexhbecaj.

(Kosova Sot Online)