Kthehet futbolli në Kosovë, sot ndeshja gjysmëfinale Prishtina – Drenica

  • 02 June 2020 - 08:18
Kthehet futbolli në Kosovë, sot ndeshja gjysmëfinale Prishtina – Drenica

Pas një pauze prej gati tre muajsh, futbolli kosovar do të kthehet në fushën e blertë sot, me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Drenicës.

Fusha në stadiumin “Fadil Vokrri”, pa tifozë të pranishëm, në orën 18:00 do të jetë skena e përballjes së parë në futbollin kosovar që nga muaji mars. Prishtina do ta presë Drenicën – të dyja skuadrat me shpresën për ta zënë një vend në finale.

Përderisa në letër mbetet favorite Prishtina, shkaku i rezultateve më të mira që ka marrë këtë sezon, mbetet të shihet se çfarë pasoja ka lënë pauza e gjatë në dy skuadrat dhe sa janë përgatitur në këto javët e fundit.

Prishtina dhe Drenica në këtë edicion janë takuar në dy ndeshje të Ipko Superligës së Kosovës, 0:0 në Prishtinë dhe 3:1 fituan bardhekaltrit në “Bajram Aliu” të Skënderajt.

Prishtina dhe Drenica nga viti 2000 kur “kuqezinjtë” u inkuadruan në Superligë janë ndeshur plot 54 herë dhe me bilanc pozitiv për Prishtinën me 27 fitore, 11 barazime dhe 16 fitore për drenicasit. Prishtina na goldallimin +30, 80:50.

Prishtina në 6 ndeshjet e fundit përball Drenicës ka fituar pesë ndeshje me goldallim, 7:2.

Prishtina dhe Drenica deri më tanë në kuadër të Kupës është ndeshur dy herë me Drenicën dhe që të dyja i ka fituar vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në finale të Kupës më 2006 dhe në edicionin e kaluar në të gjashtëmbëdhjetën e finales në Skenderaj.

Prishtina pritet të ketë tre mungesa në ndeshjen e nesërme, por megjithatë pritet të shihet nga seanca e fundit e sotme për ndonjë rikuperim të mundshëm.

(Kosova Sot Online )