Shpresat e Zidanit te treshja, BHA

  • 02 June 2020 - 08:22
Shpresat e Zidanit te treshja, BHA

Benzema, Hazard dhe Asensio – janë treshja nga e cila pret shumë Zidane.

Që prej largimit të Cristiano Ronaldon, Real Madridi ka vuajtur në sulm, dhe ende nuk e ka gjetur formulën e duhur për të triumfuar.

AS tani raporton se me rikthimin nga lëndimi të Eden Hazard dhe Marco Asensios, ideja është që ata të startojnë në sulm me Karim Benzeman, për të formuar një treshe që do ta udhëhiqte Realin edhe sezonin 2020/21, pasi Kylian Mbappe nuk do të blihet deri në verën e 2021.

Zizu në fillim të edicionit kishte në kokë këtë ide për këtë treshe, por Asensio këputi ligamentet, Hazard u lëndua shumë gjatë sezonit dhe kështu sulmi gjithmonë u arnua me Vinicius, Vasquez, Rodrygo e Gareth Bale.

Sido që të jetë, La Liga do të rinisë me 11 qershor dhe me 11 ndeshjet e mbetura deri në fund të edicionit, sipas AS Zizu do të tentojë të rikrijojë një treshe nga të cilat tani për tani, shumë pak beson.

(Kosova Sot Online )