Moratti: Nëse Lautaro e do kalimin në Barçë, ai do të shkojë

  • 02 June 2020 - 08:27
Moratti: Nëse Lautaro e do kalimin në Barçë, ai do të shkojë

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se nëse ylli argjentinas Lautaro Martinez e do transferimin në Barcelonë, atëherë zikaltrit s’do të mundë ta mbajnë atë në skuadër.

Lautaro Martinez raportohet se do ta shkëmbejë Interin dhe Serinë A për Barcelonën dhe La Ligën, përderisa katalonas duan ta gjejnë një zëvendësues për sulmues veteran Luis Suarez.

Përkundër interesimit të raportuar mes krizës së koronavirus, drejtori sportiv Piero Ausilio insistoi se Lautaro nuk do të shitet për asnjë çmim më të ulët sesa klauzola për shkëputjen e kontratës së tij, që është e vendosur në 111 milionë euro.

Kur u pyet për të ardhmen e argjentinas, ish-presidenti i klubit italian insistoi se Interi s’do të mundë ta mbajë një skuadër një lojtar që dëshiron të largohet.

“Nuk mund ta mbash dikë që e ka në mendje të jetë diku tjetër”, ka thënë Moratti, në një intervistë të dhënë për Sportmediaset.

“Kjo do ta vendoste atë në një pozitë që do të duhej të qëndronte pa vullnet në të njëjtin vend, ose të paktën do ta kishte ndonjë impuls të ndryshëm”.

(Kosova Sot Online )