Muriqi thyen heshtjen për të ardhmen, pas interesimit të Tottenhamit

  • 02 June 2020 - 11:38
Muriqi thyen heshtjen për të ardhmen, pas interesimit të Tottenhamit

Muriqi thyen heshtjen për të ardhmen, pas interesimit të Tottenhamit

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka bërë të ditur se ai është i gatshëm të qëndrojë në Fenerbahce deri në fund të kontratës së tij, përkundër interesimit nga disa klube evropiane, përfshirë këtu Tottenhamin.

Vedat Muriqi e ka shijuar një sezon mbresëlënës me gjigantin e Superligës turke. Ai jo vetëm që ka kontribuar me 15 gola, por e ka ndihmuar skuadrën e tij edhe me gjashtë asiste dhe me paraqitjet e tij të mira në përgjithësi.

Shkaku i këtyre paraqitjeve të mira të kosovarit, shumë klube evropiane janë interesuar për transferimin e tij gjatë verës.

Tottenhami është cilësuar si klubi favorit për transferimin e Muriqit, përderisa mediumet turke kanë raportuar se edhe vetë 26-vjeçari dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos.

Megjithatë, në një intervistë të fundit, ai ka thënë se e ardhmja e tij mbetet në duart e Fenerbahces.

“Jam në klubin më të madh të Turqisë, s’mund të flas për afate kalimtare. Unë kam kontratë trevjeçare këtu dhe gjithçka varet nga klubi. Fenerbahce do ta marrë vendimin”, ka thënë Muriqi për Fanatik.

“Së pari vjen kërkesa e klubit. Unë do ta jap më të mirën nga vetja deri në fund të kontratës time”.

(Kosova Sot Online)