Interi është vënë në kërkim të pasardhësit të Martinezit

  • 02 June 2020 - 16:13
Interi është vënë në kërkim të pasardhësit të Martinezit

“Nerazzurri” janë në kërkim të zëvendësuesit të Lautaro Martinezit, i cili mund t’i bashkohet Barcelonës

Interi është vënë në kërkim të pasardhësit të Lautaro Martinezit, i cili mund të transferohet në Barcelonë.

“Nerazzurri” i kanë shënjestruar tashmë tre objektiva.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Zikaltrit ia kanë vënë syrin sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Në rast se nuk arrin ta transferon futbollistin francez, klubi italian ka alternativa.

Njëra prej tyre është Edinson Cavani.

Sulmuesi uruguaian do të ndahet këtë verë me Paris Saint-Germainin pasi do t’i skadojë kontrata.

Gjithashtu, klubi nga qyteti i Milanos e pëlqen edhe Timo Wernerin e Leipzigut.

Sulmuesi gjerman pritet të largohet nga Bundesliga dhe Liverpooli është në “pole-position” për të.

Sidoqoftë, edhe Interi mund të futet në garë për sulmuesin e rrezikshëm.

(Kosova Sot Online)