Tare zbulon pse e refuzoi Milanin

  • 02 June 2020 - 19:39
 Tare zbulon pse e refuzoi Milanin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar se kishte biseduar me Milanin vitin e kaluar dhe kishte menduar ta pranonte punën, por përkushtimi ndaj bardhekaltërve kishte triumfuar në fund.

Mediat italiane kishin raportuar vitin e kaluar se shqiptarit i ishte ofruar roli i drejtorit sportiv në Milan verën e kaluar, për ta zëvendësuar Leonardon i cili i ishte bashkuar Paris Saint-Germainit.

“Kam pasur kontakt me Milanin vitin e kaluar, siç e dinë të gjithë tashmë”, tha Tare për Sky Sport Italia.

“Po ashtu, kurrë nuk e kam fshehur se kam qenë tifoz i Milanit si fëmijë, i nxitur nga ekipi i Marco van Basten, Ruud Gullit, Franck Rijkaard dhe trajneri Arrigo Sacchi”, shtoi ai.

“Por, kur vjen momenti për të zgjedhur, Lazio është Lazio që ka vend shumë të rëndësishëm në zemrën time. E ndiej Lazion brenda vetes”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)