Navas: PSG-ja, e gatshme të garojë për titullin e Ligës së Kampionëve

  • 03 June 2020 - 08:32
Navas: PSG-ja, e gatshme të garojë për titullin e Ligës së Kampionëve

Portieri Keylor Navas thotë se skuadra e Paris Saint-Germainit është tejet e motivuar të luftojë për titullin e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit gjatë këtij sezoni.

Kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germaini, është kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në secilin prej tetë edicioneve të fundit të kësaj gare, mirëpo nuk ka arritur asnjëherë të shkojë përtej fazës çerekfinale.

Seria e dështimeve e përfshin humbjen me rezultat të përgjithshëm 6:5 kundër Barcelonës në vitin 2017 dhe eliminimin nga Manchester Unitedi në vitin 2019, përkundër që kishte qenë në epërsi me rezultat 3:1 kur kishin mbetur vetëm edhe një orë lojë.

Pasi e mposhti Borussia Dortmundin këtë sezon për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve 2019/20, Navas beson se PSG-ja është favorite për të sfiduar për titullin e kampionit.

“Unë e di se Liga e Kampionëve është një garë e vështirë, mirëpo nuk është e pamundur për ta fituar. Kështu që ne jemi gati të luftojmë në këtë garë”, ka thënë Navas.

“Unë e di se bashkëlojtarët e mi janë tejet të motivuar. Ata kanë punuar shumë në shtëpi sepse ne të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj gare – për skuadrën, për klubin, për tifozët. Ne i dimë përgjegjësitë tona”.

Paris Saint-Germaini nuk ka zhvilluar ndeshje që nga ndeshja kthyese kundër Dortmundit në Parc Des Princes më 11 mars. Pasi që sezoni i Ligue 1 është përfunduar para kohe, PSG-ja do të luajë këtë sezon vetëm në ndeshjet e Championsit.

(Kosova Sot Online )