Mike Tyson – Evander Holyfield, zbulohet detaje nga meçi i shumëpritur

  • 03 June 2020 - 08:46
Mike Tyson – Evander Holyfield, zbulohet detaje nga meçi i shumëpritur

Mike Tyson dhe Evander Holyfield janë në bisedime për ta zhvilluar meçin e tyre në nëntor të këtij viti, përderisa përballja pritet të zhvillohet diku në Lindjen e Mesme.

Për herë të parë, Mike Tyson dhe Evander Holyfield ishin përballur në vitin 1996, para rimeçit mes tyre një vit më vonë.

Përballja e dytë mes tyre është ndër momentet më të famshme në karrierën e Tysonit pasi që ai ia shkoqi një pjesë të veshit Holyfieldit pasi e kafshoi atë.

Që të dy ish-boksierët i kanë nxitur spekulimet për një rimeç mes tyre gjatë muajit të fundit, përderisa Tyson ka bërë të ditur se dëshiron të kthehet në ringun e boksit për një meç për bamirësi.

Që të dy ish-boksierët kanë publikuar fotografi dhe video të shumta nga stërvitjet e tyre dhe përgatitjet për t’iu kthyer karrierës së boksit për të paktën edhe një meç.

Videot e Mike Tysonit u kanë bërë më shumë përshtypje tifozëve të boksit, pasi që Holyfield nuk dukej në formën më të mirë të mundshme, përderisa Tyson i befasoi të gjithë.

(Kosova Sot Online )