Muller: Messi apo Ronaldo? Ndoshta Lewandowski

  • 03 June 2020 - 15:11
Muller: Messi apo Ronaldo? Ndoshta Lewandowski

Sulmuesi veteran i Bayern Munichut, Thomas Muller, ka sugjeruar se ai ndoshta do të preferonte të vazhdonte të luante përkrah Robert Lewandowskit, edhe nëse do t’i jepej mundësia të luante me Lionel Messin apo Cristiano Ronaldo.

Thomas Muller u pyet se a do të preferonte ta kishte kapitenin argjentinas të Barcelonës apo sulmuesin portugez të Juventusit në skuadrën e tij, gjatë një konference për shtyp, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Bayernit e pranoi se stili i tij i lojës do të përshtatej më shumë me një lojtar si Cristiano Ronaldo sesa me Lionel Messin, mirëpo sugjeroi se Lewandowski mund të jetë partneri më i përsosur për të.

“Ndoshta, në vitet e mia të fundit, mua do të më pëlqente të luaj me Lionel Messin sepse në gjashtë apo shtatë vjetët e para të karrierës sime isha më shumë lloji i sulmuesit që pranon topat në fund për të shënuar”, ka thënë Muller.

“Ndoshta tani më duhet më shumë një lojtar si Cristiano Ronaldo për të shënuar gola, por ne në Bayern e kemi Robert “Lewan-goal-ski”! Mendoj se ai tani  mund të jetë opsion më i mirë sesa Cristiano”.

“Unë kam luajtur kundër Messit dhe Ronaldon dhe kam fituar kundër dyve, por edhe kam humbur kundër dyve. Ata janë shumë, shumë të mirë, janë të veçantë. Ata nuk janë si lojtarët e tjerë të zakonshëm që janë shumë të mirë, ata janë të jashtëzakonshëm sepse gjithmonë luajnë deri në limitet e veta”.

Muller i ka 18 asiste në këtë sezon të Bundesligës, përderisa Lewandowski i ka shënuar 29 gola – duke kontribuar kështu me këtë dyshe për ta fituar edhe një titull tjetër të ligës elitare të futbollit gjerman.

(Kosova Sot Online)