Ish-ylli i Manchester City: S’ndihem i sigurt të dalë jashtë në SHBA

  • 03 qershor 2020 - 17:45
 Ish-ylli i Manchester City: S’ndihem i sigurt të dalë jashtë në SHBA

Ish-mbrojtësi i Manchester City, Nedum Onuoha, e pranon se asnjëherë nuk ndihet 100 për qind i sigurt të dalë jashtë në Shtetet e Bashkuara dhe ka thënë se i përkrah plotësisht protestat e vazhdueshme kundër brutalitetit policor në Amerikë.

Protesta të shumta dhe të dhunshme janë duke u mbajtur në SHBA dhe në gjithë botën pasi George Floyd u vra javën e kaluar nga një polic.

Floyd, një afro-amerikan, vdiq më 25 maj pasi polici Derek Chauvin e shtypi me gju në qafë për disa minuta. Chauvin, nga policia e Minneapolis, është përjashtuar nga puna dhe ndaj tij është ngritur akuzë për vrasje të shkalles së tretë.

Onuoha, i cili tani luan për Real Salt Lake në Major League Soccer në SHBA, thotë se protestat të tilla masive është dashur të ndodhnin shumë më herët.

“Unë gjithmonë jam i vetëdijshëm për mënyrën sesi sillem. Në përgjithësi, nuk më pëlqen ta them këtë, por ndiej frikë nga policia të cilës nuk i besoj”, tha Onuoha për BBC.

“Kurrë nuk ndihem 100 për qind i sigurt kur dal jashtë në SHBA”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)