Eriksen e bind Conten, ndryshon skema e Interit

  • 04 June 2020 - 10:18
Eriksen e bind Conten, ndryshon skema e Interit

Christian Eriksen e ka mahnitur mjaftueshëm trajnerin Antonio Conte në stërvitje, sa për ta bindur ta emërojë atë në formacionin startues të Interit për takimin e kthimit gjysmëfinal kundër Napolit në Kupën e Italisë.

Ish-mesfushori i Tottenhamit e ka bindur Conten gjatë seancave stërvitore pas rikthimit të futbollin dhe duket në formë shumë të mirë fizike për ta rinisur sezonin.

Gazeta italiane La Gazzeta dello Sport shkruan se Conte e ka zgjedhur Eriksenin në mesin e titullarëve në ndeshjet provuese në stërvitje dhe nënvizon se trajneri italian do ta përdorë në skemë të re, 3-4-1-2, me danezin prapa Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit për ndeshjen e Interit kundër Napolit në San Paolo.

Interi e humbi ndeshjen e parë gjysmëfinale në shtëpi me rezultat 1:0 dhe do ta kërkojë finalen në ndeshjen e kthimit, e cila pritet të luhet më 13 qershor.

(Kosova Sot Online)