Silva buzë rikthimit në Milan

  • 04 June 2020 - 10:19
Silva buzë rikthimit në Milan

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva, ka shumë gjasa të kthehet te Milani gjatë kësaj vere, pasi menaxheri i tij e ka kontaktuar klubin kuqezi për të biseduar për këtë çështje.

Menaxheri i 35-vjeçarit ia ka ofruar mundësinë Milanit ta kthejë qendërmbrojtësin brazilian në skuadër pa e paguar asnjë qindarkë në verë.

Silva u largua nga Milani në korrik të vitit 2012, kur iu bashkua gjigantit francez për 42 milionë euro. Gjatë kohës në kryeqytetin francez, ai i ka fituar shtatë tituj në ligë, katër herë Kupën e Francës dhe pesë herë Kupën e Ligës.

Por për ta arritur kthimin në Milan, Silva duhet të pranojë ulje masive të pagës, pasi në PSG i merr 12 milionë euro në vit momentalisht dhe bisedimet për zgjatjen e kontratës që i mbaron këtë verë kanë ngecur.

(Kosova Sot Online)