Caktohen orari dhe gjyqtarët e javës së 23-të të IPKO Superligës

  • 04 June 2020 - 15:51
Caktohen orari dhe gjyqtarët e javës së 23-të të IPKO Superligës

IPKO Superliga e Kosovës në futboll rikthehet të premten pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë koronavirus, me ndeshjen Llapi – Dukagjini

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar orarin e ndeshjeve të xhiros së 23-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, e cila do të rikthehet këtë fundjavë pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë koronavirus.

Kjo xhiro fillon të premten me ndeshjen në mes të Llapit dhe Dukagjinit.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje e të dielën tri të tjera.

Gjithashtu, shtëpia e futbollit kosovar i ka zbuluar edhe emrat e gjyqtarëve dhe të delegatëve të ndeshjeve të kësaj xhiroje.

Futbolli kosovar u rikthye në mesjavë me ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve dhe me disa masa mbrojtëse për futbollistët dhe akterët e ndeshjeve. 

(Kosova Sot Online)