Renditja/ Ronaldo mbreti i fitimeve në “Instagram”, shikoni shumën e çmendur që merr në vit. Ndjek Mesi me diferencë të madhe

  • 04 June 2020 - 18:44
Renditja/ Ronaldo mbreti i fitimeve në “Instagram”, shikoni shumën e çmendur që merr në vit. Ndjek Mesi me diferencë të madhe

Kristiano Ronaldo padyshim është “mbreti” i “Instagramit”, teksa arrinte fitojë shuma të majme nga ky rrjet social. Vetëm në 12 muajt e fundit, falë 43 postimeve me sponsorizime, ylli portugez ka arritur të fitojë plotë 41.7 milionë euro.

Një shumë e madhe kjo e fituar nga Ronaldo, duke ditur se paga e tij te Juventusi është 27.3 milionë euro, para reduktimit të saj për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Në vendin e dytë për fitime nga “Instagrami renditet ylli i Barcelonës Leo Mesi. Ky i fundit në 12 muaj, ka fituar 25.2 milionë euro, një diferenca e madhe në krahasim me Ronaldon.

Në vendin e 3-të qëndron modelja e njohur, Kenall Xhener, e cila është femra më e ndjekur në “Instagram” dhe ka fituar 21.2 milionë euro, duke u ndjekur nga motra e saj, Kajli Xhener, me 16.2 milionë euro në vit.

Dejvid Bekam renditet në vendin e 6-të me 9.6 milionë euro fitme, për të vazhduar më pas me Nejmar në vendin e 8-të me 6.7 milionë euro fitime dhe në Ibrahimoviç në vendin e 10-të me 6.3 milionë euro fitime nga “Instagram”-i.

(Kosova Sot Online)