Ndeshjet në La Liga me tifozë virtual dhe zhurmë të regjistruar të tifozëve

  • 05 June 2020 - 09:11
Ndeshjet në La Liga me tifozë virtual dhe zhurmë të regjistruar të tifozëve

Me ndeshjet e caktuara për t’u luajtur me dyer të mbyllura, La Liga ka punuar në mënyra për ta bërë pjesën e mbetur të sezonit më tërheqëse për t’u parë.

Me përdorimin e teknologjisë 3D të Mediapro, stadiumet e zbrazëta do të mbushen me imazhe dhe tinguj të tifozëve virtualë.

Pjesa më e madhe e ndeshjes do të vijë nga kamera kryesore, duke treguar fushën si normale, pasi vlen kufizimi i numrit të njerëzve brenda stadiumit.

Kjo lejon që transmetuesit të krijojnë një sistem ku një turmë virtuale – e marrë nga lojërat e FIFA 20 – mund të shihet në tribuna krahas veprimit të jetës reale.

Kjo do të shoqërohet me zhurmën e tifozëve të regjistruar nga ndeshjet e mëparshme brenda secilit stadium individual, zhurmë e cila rritet në momentet e rasteve të mira dhe golave.

Shikuesi mund të vendosë

Transmetuesit do të vendos dy kanale paralele – një ku mund ta shihni ndeshjen si normale me një stadium të zbrazët dhe një me një turmë virtuale dhe zhurmë të regjistruar të tifozëve.

Klubet e La Ligës ranë dakord për propozimin në një takim të mërkurën dhe puna tashmë ka filluar të instalojnë teknologjinë e nevojshme në secilin terren.

(Kosova Sot Online )