Legjenda e Unitedit, i kënaqur me Pogban: Pavarësisht çka thuhet, ai gjithmonë e dëshmon veten

  • 05 June 2020 - 10:31
Legjenda e Unitedit, i kënaqur me Pogban: Pavarësisht çka thuhet, ai gjithmonë e dëshmon veten

Legjenda e Manchester Unitedit, Andy Cole, beson se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mund të sigurojë vend në top katërshe të Anglisë këtë sezon falë talentit të Paul Pogbas, Bruno Fernandesit dhe Marcus Rashfordit.

Djajtë e Kuq janë duke e pritur rinisjen e sezonit 2019/20 të Premierligën, pasi që tashmë është dhënë drita e gjelbër që ndeshjet e këtij kampionati të rinisin nga 17 qershori.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të kthehet në fushë e radhitur si skuadra në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës, tre pikë larg Chelsea dhe vendit kualifikues për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Manchester Unitedi është ende në garë për titujt e FA Cup dhe Ligës së Evropës, përderisa Cole pret që djemtë e Solskjaer të kthehen fuqishëm në fushën e lojës.

“Para se të ndërpritej sezoni, Unitedi ishte në formë tejet të mirë. Ata po luanin mirë në ndeshje, i fitonin ato dhe po i afroheshin shumë një vendi në top katërshe të Premierligës”, ka thënë ish-sulmuesi i Djajve të Kuq, Cole.

“Unë jam shumë i lumtur që po e shoh që është kthyer Pauli. Mendoj se ai është top, top lojtar. Pavarësisht se çfarë ndodh përreth tij, kur ai e ul kokën, gjithmonë e dëshmon se sa i mirë është”.

“Fernandes… ajo që ai e ka bërë që kur është transferuar në janar është absolutisht fenomenale. Unë mezi po pres ta shikoj atë dhe Paulin duke luajtur bashkë në mesfushë”.

“Ky sezon ka qenë më i miri në karrierën e Marcusit deri më tani. Ai po luan në pozitën e tij të preferuar dhe shpresoj se do të kthehet nga lëndimi dhe s’do të ketë më probleme me shpinën e tij”.

“Kështu që, mezi po pret t’i shoh këta tre lojtarë duke luajtur së bashku”. 

(Kosova Sot Online)