Boksieri i fundit që e mposhti Mike Tysonin tani punon si druvar

  • 05 June 2020 - 11:02
Boksieri i fundit që e mposhti Mike Tysonin tani punon si druvar

Mike Tyson është ende njëri ndër emrat më të përmendur në botën e boksit, përkundër që s’e ka zhvilluar asnjë meç në 15 vjetët e fundit. Megjithatë, kundërshtari i tij i fundit, Kevin McBride, mbetet i panjohur për publikun, por thotë se është i lumtur me këtë gjë.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Mike Tyson, ka thënë se dëshiron të kthehet në ringun e boksit për një meç bamirës. Ky premtim i ka emocionuar tifozët, veçanërisht pasi që amerikani ka publikuar video ku shihet forma e tij mbresëlënëse.

 

Madje, tifozët kanë mbetur aq të impresionuar nga forma e Tysonit saqë pretendojnë se ai është në formë më të mirë tani, si 53-vjeçar, sesa që kishte qenë në fund të karrierës së tij.

Meçi i fundit i Tysonit në karrierë kishte qenë në qershor të vitit 2005, kur ai ishte mposhtur qysh në rundin e gjashtë nga një boksier irlandez, Kevin McBride.


Karriera e tani 47-vjeçarit nuk kishte ecur shumë mirë pas asaj fitore. Ai u pensionuar në vitin 2011, ndërsa tani punon si druvar.

“Unë tani punoj si druvar. Punoj bashkë me një person tjetër, prej dru, largoj borën dhe bëj punë të tjera të tilla. Është e këndshme”, ka thënë McBride, në një intervistë të dhënë për DailyMail.

“Kjo më mban të zënë. Tani, meçi im kundër Tysonit po përmendet më shpesh, pasi që sa herë që po e përmendin kthimin e tij, po e përmendin edhe që unë isha i fundit që e mposhta”.

“Më pëlqen kjo, por s’është që e rishikoj atë meç vazhdimisht. Por, dikush e postoi atë video në Facebook dhe unë e shikova. Është një ëndërr e realizuar, apo jo?”. 

(Kosova Sot Online)