Sneijder – Lautaros: Rri në Inter, ose shko në Real Madrid

  • 05 June 2020 - 11:03
Sneijder – Lautaros: Rri në Inter, ose shko në Real Madrid

Ish-ylli i Interit, Wesley Sneijder, beson se Lautaro Martinez duhet të fitojë trofe me zikaltrit para se të largohet, ndërsa edhe ia rekomandoi Real Madridin, mes spekulimeve të vazhdueshme për një transferim potencial në Real Madrid.

Lautaro Martinez raportohet se mund ta lërë Interin gjatë afatit kalimtar të verës për të kaluar te kampionia në fuqi e La Ligës, Barcelona.

Sulmuesi argjentinas i shënoi 16 gola në 31 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat për Interin gjatë sezonit 2019/20, para se të gjitha aktivitetet sportive të ndërpriteshin në mars shkaku i koronavirusit.

Si rezultat i paraqitjeve të tij në Serie A, Martinez shihet si zëvendësuesi i përsosur për Luis Suarezin, i cili në janar i mbushi 33 vjeç. Megjithatë, Sneijder beson se argjentinasi duhet të qëndrojë në Itali.

“Ai është shumë i mirë, por duhet të qëndrojë në Itali. Ai mund të bëhet njëri ndër më të mirët, por së pari duhet të fitojë diçka me zikaltrit”, tha Sneijder.

“Vjen momenti i duhur për gjithçka. Ai mund të luajë në Barcelonë dhe, natyrisht, nëse dëshiron me të vërtetë të largohej, unë do të preferoja që ai të shkojë në Real Madrid”.

Mediumet e mëdha spanjolle dhe italiane kanë raportuar se edhe Real Madridi është i interesuar për 22-vjeçarin, megjithatë rivali i Los Blancos, Barcelona, shihet si skuadra favorite për ta siguruar transferimin e tij.

Njëra ndër arsyet pse Lautaro raportohet se do ta preferonte transferimin në Camp Nou më shumë sesa në Santiago Bernabeu është mundësia e të luajturit me Lionel Messin edhe në klub, pasi që luan me të në ekipin kombëtar të Argjentinës. 

(Kosova Sot Online)