Muller e pranon se s’kishte qenë i sigurt për të ardhmen në Bayern

  • 05 June 2020 - 11:17
Muller e pranon se s’kishte qenë i sigurt për të ardhmen në Bayern

Thomas Muller e pranon se kishte pasur gjasa reale që karriera e tij me Bayern Munichun të përfundonte në fillim të sezonit 2019/20, megjithatë ai e gjeti sërish vendin e tij në skuadër dhe tani ndihet krenar për jetëgjatësinë e tij në Allianz Arena.

Fituesi i Kupës së Botës, 30-vjeçar, e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si futbollist profesionist me Bayern Munichun, për të cilët i ka bërë gjithsej 525 paraqitje në ndeshje zyrtare deri më tani, transmeton Gazeta Express.

Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm për gjigantin gjerman, duke i ndihmuar Bayernit t’i fitojë tetë tituj të Bundesligës, një titull të Ligës së Kampionëve, si dhe Kupën e Botës me Kombëtaren e Gjermanisë.

Megjithatë, gjatë karrierës së tij, ai ka ngjallur interesim te klube të shumta evropiane. Manchester Unitedi dhe Arsenali janë dy klubet që kishin tentuar ta marrin në Angli gjermanin më së shumti, mirëpo spekulimet e tilla gjithmonë kishim mbetur vetëm spekulime.

Megjithatë, Muller dukej se po i afrohej largimin nga Allianz Arena, pasi që e humbi vendin në ekipin e parë të Bayernit nën trajnerin Niko Kovac. Megjithatë, pasi Hansi Flick e zëvendësoi Kovacin në postin e trajnerit, Muller nënshkroi kontratë të re, të vlefshme deri më 2023.

“Të duhet cilësia, sjellja e duhur dhe fuqia dhe pastaj duhet ta dëshmosh veten edhe në fushën e lojës. Pa këto, është e pamundur që dikush të luajë në Bayern për aq kohë sa unë”, tha Muller, i cili do t’i bëjë 14 vjet në Allianz Arena në fund të kontratës aktuale.

“Ti thjesht duhet të performosh. Klubi e transferon një lojtar sepse shpreson t’i arrijë qëllimet e veta përmes ndihmës së atij lojtari”.

“Para dhjetë muajve, situata ishte shumë më ndryshe. Kush e di se a do të mundë të kishim nënshkruar kontratë deri më 2023 atëherë. Në biznesin e futbollit, por edhe në jetën e përditshme, shpeshherë ka vetëm dallime të vogla mes vendimeve të ndryshme”. 

(Kosova Sot Online)