“Hazard është në nivelin e Messit”

  • 05 June 2020 - 13:13
“Hazard është në nivelin e Messit”

Ish-portieri Hugo Gatti e analizoi kthimin e futbollit në La Liga dhe i befasoi shumë tifozë duke e krahasuar Eden Hazardin e Real Madridit me Lionel Messin e Barcelonës.

Vendimi për rinisjen e La Ligës këtë muaj ka bërë që futbolli të kthehet si njëra ndër temat më të diskutuara në Spanjë.

Ish-portieri argjentinas, Hugo Gatti, i ftuar në emisionin spanjoll ‘El Chiringuito’ tha se Eden Hazard është në nivelin e bashkëkombësit të tij, Lionel Messit.

“Nëse Hazard s’ka lëndime, si gjatë Kupës së Botës, ai është në nivelin e Messit. Ata të dy janë talente të mrekullueshme. Vetëm koha do të tregojë nëse Hazardi është kaq i mirë sa duket tani”, ka thënë Gatti, i cili së fundi ishte infektuar me koronavirus, ndërsa më parë i kishte mbijetuar kancerit.

Kur u pyet se çfarë ndikimi mund të ketë Hazardi në të ardhmen e Real Madridit, Gatti tha: “Këtë vit do ta shihni. Fakti është se ai ishte absolutisht më i mirë gjatë Kupës së Botës”.

Përderisa Gatti beson se Hazard do të jetë një armë e fuqishme për synimet e Real Madridit për këtë sezon, ai insiston se “La Liga nuk fitohet nga një lojtar, por nga e gjithë skuadra”.

Hazardi s’ka arritur të kontribuojë aq sa do të kishte dashur që nga ardhja e tij në Santiago Bernabeu gjatë verës së kaluar nga Chelsea, pasi që është dëmtuar nga lëndimet e shumta.

(Kosova Sot Online)