Pas Wernerit, Chelsea e do edhe Chilwellin

  • 05 June 2020 - 13:15
Pas Wernerit, Chelsea e do edhe Chilwellin

Chelsea është duke tentuar ta sigurojë edhe transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë të Leicester Cityt, Ben Chilwellit, pasi raportohet se e ka siguruar transferimin e Timo Wernerit nga RB Leipzigu për 60 milionë euro.

As Liverpooli e as Manchester Unitedi nuk kishin qenë të gatshëm t’i paguajnë 60 milionë euro për Timo Wernerin 24-vjeçar, duke bërë kështu që Chelsea të arrijë marrëveshje për blerjen e tij, duke vendosur ta paguajë klauzolën prej 60 milionë eurove.

Trajneri Frank Lampard dhe mbrojtësi Antonio Rudiger folën me Wernerin personalisht, para se ai të pranonte ofertën për kalimin në Stamford Bridge, ndërsa agjenti i tij Karlheinz Forster i udhëzoi drejtorët e Leipzigut se Werneri do të kalojë në Londër në fund të këtij sezoni.

Pas në shkurt kishte arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi për 40 milionë euro, tani Goal raporton se Chelsea do t’i shtohet edhe një përforcim për sezonin e ardhshëm – Ben Chilwell.

Për dallim nga Werner dhe Ziyech, transferimi i Chilwellit do të jetë më i komplikuar pasi që ai nuk ka klauzolë për shkëputjen e kontratës së tij me Leicester Cityn, e cila është e vlefshme deri në vitin 2024.

Pasi që Manchester Unitedi pagoi 80 milionë funte për transferimin e Harry Maguire, Leicester City tani pritet të kërkojë sërish çmim të ngjashëm, përkundër që raportohet se ende nuk e ka vendosur çmimin për Chilwell. 

(Kosova Sot Online)