Zyrtare: Premierliga konfirmon orarin, sezoni rinis me tri derbi

  • 05 June 2020 - 13:35
Zyrtare: Premierliga konfirmon orarin, sezoni rinis me tri derbi

Premierliga e ka publikuar një orar të ri të ndeshjeve të para pas rinisjes së kampionatit më 17 qershor, përderisa tifozët do të mundë t’i shijojnë tri ndeshje interesante qysh në fillim.

Premierliga do të rinisë më 17 qershor, pas rreth tre muajsh pauzë të detyruar shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë. Ndeshjet do të rinisin pa tifozë të pranishëm në stadium, mirëpo ato janë ndarë në orare të ndryshme në mënyrë që tifozët të mundë t’i përcjellin skuadrat e tyre në televizon.

Takimi i Manchester Cityt me Arsenalin dhe derbi i qytetit mes Evertonit dhe Liverpoolit do të jenë ndër ndeshjet e para që do të kthejnë futbollin elitar anglez në ekranet e tifozëve.

Ndeshje interesante do të jetë edhe përballja mes Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, ndërsa rivali për top katërshe të Anglisë, Chelsea, do të përballet me Aston Villën.

Orari:

E mërkurë, 17 qershor

18:00 Aston Villa v Sheff Utd
20:15 Man City v Arsenal

E premte, 19 qershor

18:00 Norwich City v Southampton
20:15 Spurs v Man Utd

E shtunë, 20 qershor

12:30 Watford v Leicester City
15:00 Brighton v Arsenal
17:30 West Ham v Wolves 
19:45 AFC Bournemouth v Crystal Palace

E diel, 21 qershor

14:00 Newcastle United v Sheff Utd
16:15 Aston Villa v Chelsea
19:00 Everton v Liverpool.

(Kosova Sot Online)