Ia kërkoi Messit fanellën gjatë testeve të dopingut, gjermani zbulon momentin e sikletshëm

  • 05 June 2020 - 15:53
Ia kërkoi Messit fanellën gjatë testeve të dopingut, gjermani zbulon momentin e sikletshëm

Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Cristoph Kramer, ka zbuluar se ai e kishte detyruar veten t’ia kërkonte Lionel Messit fanellën pas një përballjeje të Ligës së Kampionëve, sa të dy po prisnin t’i bënin testet e dopingut.

Përfaqësuesi gjerman Cristoph Kramer, u përball me yllin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve kur luante ende për Bayer Leverkusenin. Pas ndeshjes, ata të dy ishin ftuar për t’i bërë testet e dopingut.

Përkundër që situata kishte qenë mjaft e sikletshme, Kramer thotë se ai kishte arritur të grumbullonte mjaftueshëm kurajë për t’ia kërkuar Messit fanellën e ndeshjes.

 “Unë ia kërkova Lionel Messit fanellën gjatë një testi të dopingut, kjo ishte pas një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve me Bayer Leverkusenin kundër Barcelonës”, ka thënë Kramer për Goal.com.

“Isha i ulur përkrah tij dhe e detyrova veten t’ia kërkoj atij fanellën në atë moment të sikletshëm. Por ai thjesht bëri me kokë dhe e hoqi fanellën e ma dha. Unë i thashë “faleminderit” dhe ai më tha “të lutem” – kjo është historia e shkëmbimit të fanellës me Messin”.

Tani, me skuadrën e Borussia Monchengladbachut, Kramer është kthyer në fushën e lojës gjatë javëve të fundit, përderisa Bundesliga është bërë liga e parë e madhe evropiane që rinis sezonit, pas ndërprerjes së detyruar shkaku i koronavirusit.

(Kosova Sot Online)