Llapi vs Dukagjini, mbyllet pjesa e parë

  • 05 June 2020 - 17:20
 Llapi vs Dukagjini, mbyllet pjesa e parë

Llapi është duke e mposhtur 1-0 Dukagjinin.

Ndeshja e parë që sinjalizoi rikthimin e kampionatit të Kosovës po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet skuadrës së Llapit dhe Dukagjinit.

Dueli mes Llapit dhe Dukagjinit i takon xhiros së 23-të dhe pas 45 minutave të pjesës së parë, po fitojnë 1-0 vendasit.

Elvis Prençi (Llap) ka realizuar pas një ndërprerje të skuadrës vendase, për 1-0 me të filluar ndeshja, në minutën e 3’.

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë COVID-19.

(Kosova Sot Online)