Cristiano Ronaldo, miliarderi i parë i futbollit

  • 05 qershor 2020 - 22:23
 Cristiano Ronaldo, miliarderi i parë i futbollit

Cristiano Ronaldo është bërë miliarderi i parë i futbollit, duke lënë pas Lionel Messin. Por rivali i tij nga Barcelona pritet t’i bashkohet vitin e ardhshëm në ligën e miliarderëve.

Sipas Forbes, ylli i Juventusit, në moshën 35-vjeçare, bëhet sportisti i tretë që ka arritur momentin historik, duke u bashkuar me Tiger Woods dhe Floyd Mayweather Jr.

Ronaldo arriti shifrën e 85 milion dollarëve në vitin e fundit, të ardhura që vinin nga pagat dhe reklamat. Të ardhurat e tij vjetore ishin në të vërtetë nën 9 për qind, pasi ai shpenzoi një shumë prej 3.5 milion paundësh nga pagat e tij për luftën ndaj koronavirusit.

Megjithatë kjo ishte e mjaftueshme, që Ronaldo të arrinte shifrën 1 miliardë dollarë përpara rivalit të tij, Messit.

Ish-ylli i Mançester Unitedit dhe Real Madrid, ka futur në xhep mbi 500 milion paund gjatë karrierës së tij vetëm nga pagat.

Kjo shifër është parashikuar të tejkalojë 600 milion në kohën kur kontrata e tij aktuale me Juventusin të mbarojë në fund të sezonit 2021-22.

Ronaldo gjithashtu ka fituar rreth 36 milion në vit nga reklamat gjatë karrierës së tij, duke përfshirë partneritetin me Nike, me të cilin ai ka një kontratë të përjetshme. Sulmuesi ka edhe kompaninë e tij, “CR7”, si dhe është ylli sportiv më i ndjekur në botë në Facebook dhe Instagram.

Ronaldo fiton përafërsisht 1 milion dollarë për një postim në Instagram – më shumë se çdo person tjetër në planet. Në fakt portugezi arkëton nga mediat sociale 14 milion më shumë në vit, sesa nga paga që merr prej Juventusit.

Çuditërisht, Messi – tre vjet më i ri se Ronaldo – pritet të arrijë shifrën 1 miliard dollarë vitin e ardhshëm.

Ylli i Barcelonës ka grumbulluar 84 milion vitin e kaluar nga pagat e tij dhe reklamat, të cilat përfshijnë Pepsin dhe Adidas.

Por as Messi dhe as Ronaldo nuk ishin ylli më i paguar i sportit këtë vit, sipas Forbes. Kjo për faktin se froni shkonte për tenisit Roger Federer.

Legjenda zvicerane, 38 vjeç, arkëtoi në bankë 86 milion dollarë, duke lënë pas dyshen rivale nga futbolli.

(Kosova Sot Online)