Arrihet marrëveshja, Kumbulla i Juventusit për 32 milionë euro?

  • 06 June 2020 - 11:07
Arrihet marrëveshja, Kumbulla i Juventusit për 32 milionë euro?

Marash Kumbulla do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me Juventusin

Sipas ‘La Stampa’, Juventusi ka arritur marrëveshje me Hellas Veronën për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla për 32 milionë euro.

‘La Stampa’ raporton se Kumbulla do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Juven.

Inter, Napoli, Lazio, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal të gjithë janë lidhur me 20-vjeçarin nga Shqipëria.

Ai ka bërë paraqitje fantastike në sezonin debutues në Serie A, duke u paraqitur 19 herë para ndërprerjes së futbollist për shkak të pandemisë. 

(Kosova Sot Online)