“Lojtarët e mirë duhet të jenë në gjendje të luajnë me njëri-tjetrin”

  • 06 qershor 2020 - 11:34
“Lojtarët e mirë duhet të jenë në gjendje të luajnë me njëri-tjetrin”

Edhe Giggs mendon se dyshja, Pogba dhe Bruno, mund të krijojnë një partneritet të frikshëm për kundërshtarët te “Djajtë e kuq”, por njëherë sipas tij, duhet pritur për t’i parë të luajnë për herë të parë së bashku.

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, si shumë të tjerë, do të dëshironte që në fushë për një kohë t’i shikojë Paul Pogbën dhe Bruno Fernandesin në fushë me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

Sido që të jetë, kjo mund të mos jetë e garantuar, pasi Pogba lidhet me një largim të mundshëm, me Juventusin dhe Real Madridin që interesohen për francezin.

“Nuk mund t’i përgjigjeni pyetjes derisa ata të luajnë së bashku nëse do të përshtaten apo jo. Por, lojtarët e mirë duhet të jenë në gjendje të luajnë me të mirët. Do të presim dhe të shohim”, tha Giggs.

“Ata dytë kanë kualitete, do të varet edhe se sa e kompletojnë njëri-tjetrin”. 

(Kosova Sot Online)