Islami bëhet operacion pasi i këputi ligamentet: Tani fillon pjesa më e vështirë

  • 06 qershor 2020 - 17:49
Islami bëhet operacion pasi i këputi ligamentet: Tani fillon pjesa më e vështirë

Futbollisti i Feronikelit, Përparim Islami, ka bërë të ditur se është bërë operacion dhe se tani është gati ta nisë procesin e rikuperimit, pasi i këputi ligamentet e gjurit qysh në ndeshjen e parë pas rinisjes së futbollit në Kosovës.

Ndeshjet dhe seancat stërvitore u ndërprenë në Kosovë në muajin mars shkaku i përhapjes së koronavirusit. Përderisa stërvitjen rinisën para disa javësh, në mesjavë filluan ndeshjet e para në Kosovës – të martën e të mërkurën në Kupën e Kosovës, ndërsa në fundjavë po zhvillohen ndeshjet e Ipko Superligës së Kosovës.

Mjekët kanë paralajmëruar se rinisja e sezonit pas një pauze aq të gjatë mund të sjellë lëndime për futbollistët, gjë që Feronikeli e përjetoi qysh në ndeshjen e parë, atë gjysmëfinale kundër Ballkanit, të mërkurën në Suharekë.

Përparim Islami doli nga fusha e lojës qysh në pjesën e parë të asaj ndeshjeve, ndërsa më vonë u bë e ditur se ai i ka këputur ligamentet e gjurit të djathtë. Islami tani ka treguar se është bërë operacion dhe se është gati ta nisë procesin e rikuperimit.

“Sapo mbarova operacionin, çdo gjë shkoi mirë, faleminderit Zotit”, shkroi Islami nën fotografinë e publikuar në Instagram.

“Tani fillon pjesa më e vështirë e rikuperimit…. edhe duhet shumë, shumë punë. Sigurisht mua nuk më mungon vullneti për të punuar”.

(Kosova Sot Online)