Pamje: Amanda Nunes e pamëshirshme, e rreh edhe Felicia Spencerin

  • 07 June 2020 - 12:21
 Pamje: Amanda Nunes e pamëshirshme, e rreh edhe Felicia Spencerin

Amanda Nunes e ka mundur Felicia Spencerin, me një paraqitje plotësisht mbizotëruese në meçin për mbrojtje të titullit në UFC 250 të dielën në Las Vegas.

Fitorja me vendim unanim të gjyqtarëve pas një mbizotërimi të plotë, bën që Nunes ta çimentojë statusin e luftëtares më të mirë në histori të këtij sporti.

Me triumfin në UFC Apex prapa dyerve të mbyllura, ajo e shkroi historinë duke u bërë kampionia e parë e dyfishtë që i mbron me sukses të dy titujt.

Luftëtarja braziliane e mbizotëroi plotësisht luftën ndaj Spencer, duke qenë më e mirë në çdo rund për të fituar me pikë në fund.

Ky ishte rezultati i gjyqtarëve: 50-44, 50-44, 50-45.

(Kosova Sot Online)