Korenica në histori të Prishtinës pas het-trikut në ‘Fadil Vokrri’

  • 08 June 2020 - 08:21
Korenica në histori të Prishtinës pas het-trikut në ‘Fadil Vokrri’

Prishtina e ka shkatërruar Ferizajn në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të besuarit e Armend Dallkut që po tregojnë formë të lartë, triumfuan 8-1 kundër Ferizajt.

Meriton Korenica ishte ai që shkëlqeu në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shënuar tre gola.

Klubi ka njoftuar tani se “Meriton Korenica me het-trikun e tij bëhet vetëm futbollisti i 10-të që ka arritur pas luftës tregolësh dhe atë pas dy vitesh prej kur sulmuesi Khalid kishte shënuar në Gjilan kundër Dritës më 2017”.

Korenica tani gjithsej me fanellën e Prishtinës ka realizuar 23 gola, vetëm 1 më pak se Januzi dhe 5 më pak se Mankenda.

Ai është në formë fantastike ashtu si e gjithë skuadra e Dallkut që për objektiv kanë titullin e IPKO Superligës së Kosovës si dhe Kupën e Kosovës.

Pas 23 xhirove, Prishtina renditet në pozitën e tretë me 44 pikë, një më pak se Ballkani dhe dy më pak se lideri i ri, Drita.

( Kosova Sot Online )