Ja pse kryetari i Ballkanit e quan Munishin “Baba i trajnerëve shqiptarë”

  • 08 June 2020 - 08:25
Ja pse kryetari i Ballkanit e quan Munishin “Baba i trajnerëve shqiptarë”

Ballkani ka humbur kreun në IPKO Superligën e Kosovës.

Pas barazimit pa gola me Drenicën në Therandë, skuadra e Ismet Munishit ka zbritur në pozitën e dytë në renditjen e Superligës së Kosovës, duke mbetur një pikë prapa liderit, Dritës.

Sido që të jetë, edhe pse Ballkani gaboi sot duke lëshuar dy pikë, kryetari i klubit, Arsim Kabashi, përmes një postimi në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, i ka ofruar përkrahje të madhe Ismet Munishit.

Madje ai ka thënë se Munishi 20 vjet do të mbetet trajner në FC Ballkan edhe nëse ekipi nuk e fiton titullin.

(Kosova Sot Online )