IPKO Superliga: Tri ditë rresht nga dy ndeshje

  • 08 June 2020 - 13:22
 IPKO Superliga: Tri ditë rresht nga dy ndeshje

Xhiroja e 24-t e IPKO Superligës do të luhet nga e premtja deri të dielën që vjen me nga dy ndeshje në ditë, priten përballje mjaft interesante

IPKO Superliga e Kosovës do të rikthehet në aksion të premten me ndeshjet e xhiros së 24-t.

Në bazë të orarit, gjatë tri ditëve, të premten, të shtunën dhe të dielën do të luhen nga dy ndeshje.

Liderja e re, Drita do të ketë udhëtim të vështirë, pasi e pret Trepça ’89 në Mitrovicë.

E udhëtim aspak më të lehtë s’ka as Ballkani, i cili do të jetë mysafir i Flamurtarit në kryeqytet.

Për dallim prej Dritës e Ballkanit, punë më të lehtë pritet të kenë Prishtina e Gjilani, të cilat janë mysafire të Vushtrrisë, respektivisht Ferizajt.

Në fitore llogarit edhe Feronikeli në formë, i cili do ta vizitojë Dukagjinin e dorëzuar.

Ndërkaq, Gjilani e viziton Ferizajn dhe do t’i kërkojë të tria pikët, në tentim që të qëndrojë në hap me kryesuesit e tabelës.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 24-t do të fillojnë në orën 17:00. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e 24-t

E premte

Dukagjini – Feronikeli (17:00)

Flamurtari – Ballkani (17:00)

E shtunë

Vushtrria – Prishtina (17:00)

Llapi – Drenica (17:00)

E diel

Trepça ‘89 – Drita (17:00)

Ferizaj – Gjilani (17:00)

(Kosova Sot Online)