Juventusi largohet nga gara për Arthur Melon

  • 09 June 2020 - 10:08
Juventusi largohet nga gara për Arthur Melon

Juventusi duket se ka hequr dorë nga transferimi i Arthur Melos.

Mesfushori brazilian kishte bërë të ditur se nuk e dëshiron largimin nga Barcelona, pasi është i lumtur atje.Miralem Pjanic ishte pajtuar që të shkëmbehej me Arthur Melon, mirëpo që ky i fundit kishte refuzuar menjëherë një ide të tillë.

RAC1 raporton se 23-vjeçarit nuk i intereson marrëveshja që kanë arritur Blaugranasit me Zonjën e Vjetër për shkëmbimin e tij me mesfushorin boshnjak.

Lojtari ka kërkuar nga klubi që të respektohet vendimi i tij dhe të vazhdojë të tregojë vetën në Camp Nou.

Në anën tjetër, Pjanic do të qëndrojë tani në Torino, mirëpo që mediumi bën të ditur se mund të përfshihet në bisedime Ivan Rakitic dhe një shumë e parave.

(Kosova Sot Online )