Drejtuesit e KOK-ut vendosin lule te varri i Vokrrit

  • 09 June 2020 - 16:25
 Drejtuesit e KOK-ut vendosin lule te varri i Vokrrit

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Imer Rama, kanë bërë homazhe pranë varrit të legjendës Fadil Vokrri, në dy vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Presidenti Hasani ka vënë lule pranë varrit të legjendës Vokrri, derisa ka vlerësuar lartë kontributin e Fadilit në promovimin e futbollit tonë dhe vlerave sportive të Kosovës.

Paraprakisht, drejtuesit e KOK-ut, morën pjesë edhe në ceremoninë e zbulimit të bucetës kushtuar Vokrrit, e cila do t’i paraprijë ndërtimit të shtatores.

Ceremonia e organizuar nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, u mbajt në stadiumin që mbanë emrin e tij, Fadil Vokrri, derisa mori pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti, si dhe personalitete të larta të sportit dhe politikës.

(Kosova Sot Online)