Ndryshon formati i Kupës së Italisë, hiqet koha shtesë

  • 09 June 2020 - 17:54
 Ndryshon formati i Kupës së Italisë, hiqet koha shtesë

Formati i Kupës së Italisë do të ndryshojë për ndeshjet e mbetura gjysmëfinale dhe ndeshjen finale, prandaj nëse takimi mbaron pa fitues, atëherë koha shtesë do të mënjanohet dhe do të shkohet drejtpërdrejt në penallti.

Ndeshjet e para gjysmëfinale të luajtën në shkurt, me Milanin dhe Juventusin që barazuan 1:1 dhe me Napolin që e mundi Interin 1:0.

Ndeshjet e kthimit u shtynë për shkak të pandemisë koronavirus, por është caktuar që ato të luhen të premten (Juventus-Milan) dhe të shtunën (Napoli – Inter).

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, plani është që formati të ndryshojë, duke e hequr kohën shtesë.

Nëse ndeshjet mbarojnë baras pas dy takimeve, atëherë fituesi do të vendosej drejtpërdrejt me penallti.

E njëjta vlen edhe për ndeshjen finale, e cila do të luhet më 17 qershor në Stadiumin Olimpik të Romës.

(Kosova Sot Online)