Boksieri italian turpëron amerikanin, e nokauton në rundin e parë

  • 10 June 2020 - 09:45
Boksieri italian turpëron amerikanin, e nokauton në rundin e parë

Boksieri italian i kategorisë së peshave të rënda, Guido Vianello, arriti ta marrë një tjetër fitore me nokaut qysh në rundin e parë kundër Don Haynesworth, në meçin që u zhvillua të martën në Las Vegas.

Guido Vianello e rrëzoi kundërshtarin e tij amerikan në meçin e organizuar nga Top Rank dhe që u zhvillua pa tifozë të pranishëm në arenë, shkaku i rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Qysh në fillim, Vianello e tregoi fuqinë e tij, kur ia shkaktoi Haynesworthit humbjen e tij të parë si profesionist, duke e nokautuar falë grushtit të tij të djathtë.

“Gladiatori” nga Roma i ka fituar të gjitha gjashtë meçet e zhvilluara si profesionist, që kur e përfaqësoi vendin e tij në Lojërat Olimpike Rio 2016, ndërsa katër prej këtyre fitoreve i siguroi qysh në rundin e parë.

(Kosova Sot Online )