Ish-futbollisti nga Gana pretendon të jetë babai biologjik i Rashfordit

  • 10 June 2020 - 15:32
Ish-futbollisti nga Gana pretendon të jetë babai biologjik i Rashfordit

Një lajm nga Gana lidhur me sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashfordin, ka marrë më shumë vëmendje sesa kthimi i Premierligën javën e ardhshme. Ish-futbollisti Michael Boye Marquaye thotë se ai është babai biologjik i Rashfordit.

Në një intervistë të dhënë për radion Starr FM në Ganë, Michael Boye Marquaye i befasoi të gjithë duke thënë se ai është babai biologjik i Marcus Rashfordit, i cili megjithatë është rritur si djali i Melanie Rashford dhe xhamajkanit Joseph Rashford.

Ish-futbollisti nga Gana, 65-vjeçar, i cili jeton në Britani të Madhe, pretendon se edhe vetë ylli anglez e di se është djali i tij dhe thotë se fillimisht ishte zemëruar kur e kishte marrë vesh këtë gjë.

“Rashfordi është djali im dhe ai e di këtë, edhe pse ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin shpeshherë që disa vite”, ka thënë Marquaye.

“Fillimisht ai ishte zemëruar pasi që kishte menduar se unë e kisha braktisur, por historia nuk është ashtu”.

Marquaye gjithashtu dëshiroi ta bënte të qartë se ai nuk po e bën publike këtë për përfitime personale.

“Shumë njerëz po tentojnë të më kontaktojnë dhe të ma nxjerrin një lajm, por unë nuk jam lloji i njeriut që kërkon të bëjë para shpejt ose të bëhet më i famshëm”, shtoi Marquaye.

“Unë vetëm doja ta qartësoja këtë gjë dhe t’ia bëj të ditur të gjithë botës se Marcus Rashfordi i ka rrënjët në Ganë”.

(Kosova Sot Online)