Formacioni më lojtarët më të shtrenjtë në treg momentalisht

  • 10 June 2020 - 20:58
 Formacioni më lojtarët më të shtrenjtë në treg momentalisht

Observatori Ndërkombëtar i Futbollit (CIES) përditësoi së fundi listën e lojtarëve më të kushtueshëm në treg, referuar disa faktorëve. Kuptohet, edhe mosha e re luan një rol në të tilla përllogaritje.

Me këtë favor, Kylian Mbappe mbetet futbollisti më i shtrenjtë në treg për momentin, duke mos e humbur vlerën e tij edhe pas krizës së Covod-19.

Ai dhe dhjetë lojtarë të tjerë, bazuar në rolin që mbajnë në fushë dhe çmimin e kartonit, janë renditur në këtë top-formacion, që është më i kushtueshmi për momentin.

Referenca është CIES, që ka realizuar një studim të vlerës së tregut të futbollistëve në pesë ligat e mëdha evropiane, duke përdorur algoritmin e tij të zakonshëm.

Ai përfshin 100 më të mirët dhe për këtë, klubi në të cilin luajnë, mosha, rekordet e tyre në shënimin e golave ëdhe një mori parametrash të tjerë, kanë peshë kryesore në vlerësim.

Më poshtë ju njohim me këtë formacion të artë (4-3-3), që vlen në total plot 1 miliard e 537.1 milionë euro.

Porta

Ederson: 86,8 milionë euro

Mbrojtja

Alexander Arnold: 171,1 milionë euro

De Ligt: 104,7 milionë euro

Van Dijk: 98,5 milionë euro

Davies: 133,5 milionë euro

Mesfusha

Bruno Fernandes: 104,9 milionë euro

Mount: 102,5 milionë euro

De Jong: 102,1 milionë euro

Sulmi

Jadon Sancho: 179,1 milionë euro

Raheem Sterling: 194,7 milionë euro

Mbappé: 259,2 milionë euro

(Kosova Sot Online)