Edhe një rast i ri me koronavirus në Premierligë

  • 10 June 2020 - 21:58
 Edhe një rast i ri me koronavirus në Premierligë

Liga elitare angleze, Premierliga, e ka konfirmuar një rast të ri me koronavirus pas rundit më të fundit të testimit. Nuk janë dhënë detaje se kush është prekur dhe nga cili klub vjen.

Sezoni në Premierligë do të rifillojë javën e ardhshme, pas një pushimi tremujor si pasojë e pandemisë koronavirus.

Deri më tani janë konfirmuar 14 raste me koronavirus në klubet e Premierligës në shtatë runde testimi që prej rinisjes së stërvitjeve muajin e kaluar.

Rundi më i fundit i testimit u mbajt më 8 dhe 9 qershor.

Deri më tani janë testuar plot 1.213 lojtarë dhe anëtarë stafi në Premierligë.

Nuk janë dhënë detaje për personin e infektuar me Covid-19 apo klubin nga vjen ai.

(Kosova Sot Online)