“Liverpooli dhe Klopp i thyen rregullat dhe na e rrënuan ngjarjen e rëndësishme në FA Cup”

  • 11 June 2020 - 09:27
“Liverpooli dhe Klopp i thyen rregullat dhe na e rrënuan ngjarjen e rëndësishme në FA Cup”

Shefi ekzekutiv i Shrewsbury Town, Brian Caldwell, e ka kritikuar ashpër Jurgen Kloppin dhe Liverpoolin, duke i akuzuar për shkeljen e rregullave të FA Cup, gjë që i kishte kushtuar me para klubit nga League One.

Liverpooli dhe Shrewsbury u përballen në FA Cup në janar, me klubin nga kategoria e tretë e futbollit anglez që luftoi për ta rikthyer rezultatin nga 2:0 në 2:2 duke e siguruar një barazim, dhe me më rëndësi, një ndeshje të kthimit në Anfield

Megjithatë, për shkak se Liverpooli përqendrimin e kishte tjetërkund, Klopp pati njoftuar menjëherë se ai dhe lojtarët e ekipit të parë nuk do të luanin në ndeshjen përsëritëse.

Skuadrën e Liverpoolit e udhëhoqi trajneri i ekipit U23 të të kuqve, Neil Critchley.

Të rinjtë e Critchley ia dolën ta siguronin një fitore 1:0 në ndeshjen përsëritëse, edhe pse ekipi i parë i Kloppit u mund nga Chelsea në rundin pasues.

Caldwell, megjithatë, thotë se vendimi i Liverpoolit për të mos luajtur me ekipin e parë i kushtoi rëndë Shrewsburyt, duke pasur ndikim të madh në fitimin financiar.

“Ju do ta kujtoni rikthimin tonë në rundin e katërt të FA Cup drejtpërdrejt në BBC kundër Liverpoolit në janar”, tha Caldwell.

“Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e prishi atë që duhej të ishte një moment i jashtëzakonshëm për klubin tonë, duke thënë publikisht se ai dhe lojtarët e ekipit të parë nuk do të ishin pjesë e lojës përsëritëse në Anfield. Kjo e rrënoi atë që duhej të ishte arritja jonë jo vetëm financiare por edhe ngjarje e veçantë për lojtarët dhe tifozët tanë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )