Andi Zeqiri pritet të jetë shqiptari i radhës në Ligue 1

  • 11 June 2020 - 09:55
Andi Zeqiri pritet të jetë shqiptari i radhës në Ligue 1

Andi Zeqiri nga treguar formë të lartë me Lausannen në kuadër të kategorisë së dytë të futbollit zviceran këtë edicion.

Sulmuesi nga Kosova ka regjistruar 25 paraqitje në Zvicër me Lausennen këtë edicion, duke shënuar 16 gola dhe duke ndihmuar bashkëlojtarët e tij me pesë asistime. Paraqitjet e tij mbresëlënëse i kanë ndjekur disa klube të ndryshme evropiane.

Mediumi francez “Lavoixdenord.fr” raporton se për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe RC Lens, skuadra e kategorisë së dytë në futbollin francez.

Lens pas anulimit të edicionit në Francë shkaku i COVID-19, do të garojë Ligën 1 nga edicioni i ardhshëm.

Ndryshe, Zeqiri përfaqëson grupmoshat e reja të Zvicrës në nivel ndërkombëtar.

Interesim serioz për të ka shprehur edhe Përfaqësuesja e Kosovës në krye me trajnerin Bernard Challandesin.

(Kosova Sot Online )