Ylli i Bundesligës: Trump është injorant dhe racist

  • 11 June 2020 - 10:11
Ylli i Bundesligës: Trump është injorant dhe racist

Weston McKennie është bërë ylli më i fundit amerikan që e kritikon ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke e quajtur njëri injorant dhe racist shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Protesta të shumta kundër racizmit dhe brutalitetit policor po ndodhin në gjithë Amerikën dhe vende të ndryshe të botës si reagim ndaj vrasjes së George Floyd në Minneapolis

Floyd, një 46-vjeçar me ngjyrë, vdiq pasi një polic i bardhë e shtypi me gju për tetë minuta rresht gjatë arrestimit.

Trump ka reaguar ndaj ankesave për brutalitet policor, duke e shpallur veten president të ligjit dhe rregullit.

McKennie, i cili luan për Schalke 04 në Bundesligë, i është përgjigjur Trumpit, duke thënë se ai nuk është njeriu i duhur për punën e presidentit të SHBA-së.

“Në sytë e mi, ai mund të quhet racist. Nuk mendoj se Trump është njeriu i duhur për punën e presidentit”, tha McKennie për Sport Bild.

“Mendoj se ai nuk i kupton përgjegjësitë që i ka ndaj gjithë vendit. Mendoj se ai është injorant. Nuk e përkrah atë aspak. Ai nuk është njeri i fjalës”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )