Manchester Unitedi dhe Tottenhami në garë për Perisicin

  • 11 June 2020 - 10:46
Manchester Unitedi dhe Tottenhami në garë për Perisicin

Manchester Unitedi dhe Tottenham Hotspur kanë hedhur vështrimin tek ylli kroat i Interit, Ivan Perisic.

Kroati, 31-vjeçar, është në huazim te Bayern Munichu, por gjermanët nuk kanë pranuar ta firmosin atë në një marrëveshje të përhershme.Sipas mediumit gjerman Fussballtransfers, Bavarezët po përpiqen të bien dakord për kushtet e Interit, por momentalisht janë larg. Dhe, ky burimi pretendon se Unitedi mund të kërcejë duke bërë një ofertë të tyre për ta rrëmbyer kroatin.

Djajtë e Kuq ishin shumë të lidhur me Perisic kur Jose Mourinho ishte menaxher, por kërkesat e mëdha të Interit nuk lejuan materializimin e këtij transferimi.

Tottenhami është gjithashtu i interesuar, gjë që nuk është për tu habitur duke pasur parasysh dëshirën e mëparshme të Mourinhos për të firmosur anësorin.

(Kosova Sot Online )