Griezmann: Jemi gati për ta fituar titullin në La Liga

  • 11 June 2020 - 11:06
Griezmann: Jemi gati për ta fituar titullin në La Liga

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka thënë se ata janë të gatshëm të fitojnë titullin e kampionit në La Liga.

Barcelona aktualisht ka një epërsi prej dy pikësh ndaj Real Madridit në krye të tabelës. Dhe Griezmann beson se katalanasit do të duhet të provojnë të marrin pikët maksimale nga 11 ndeshjet e mbetura. Ylli francez beson se klubi i tij është i gatshëm të arrij cakun dhe ta fitojë titullin këtë sezon.

“Ne kemi të gjitha kartat; kemi 11 ndeshje të mbetura dhe nëse i fitojmë të gjitha do të jemi kampionë”.

“Unë mendoj se jemi gati për të, të fitojmë dhe të shijojmë futbollin”, ka thënë Griezmann.

(Kosova Sot Online )