Plot opsione për Zhegrovën

  • 11 June 2020 - 16:18
 Plot opsione për Zhegrovën

Ylli i ri kosovar e preferon qëndrimin në Basel, por për të ka interesime edhe nga Anglia, Franca, Italia e nga Gjermania

E ardhmja e Edon Zhegrovës ka mbetur ende pezull.

Ylli i ri kosovar aktualisht është i huazuar në Basel, por klubi zviceran nuk duket i interesuar për ta blerë kartonin e tij.

Sidoqoftë, 21 vjeçari pritet të rikthehet përkohësisht në Genk gjatë kësaj vere.

Mediumi “DTT-Net” njofton se dëshirë e përfaqësuesit kosovar është qëndrimi në Basel.

Por, edhe nëse nuk ndodhë kjo, Zhegrova nuk ka arsye të brengoset.

Kjo pasi futbollisti ofanziv ka plot opsione të tjera në dispozicion.

Mediat franceze shkruajnë se interesim për futbollistin e krahut kanë shfaqur katër klube franceze: Olympique Marseille, Olympique Lyon, Lille e Nantes.

Por, ish-futbollistin e Prishtinës e pëlqejnë edhe klubet angleze, Chelsea e Wolverhampton.

Po ashtu, flitet se për Zhegrovën interesim kanë shfaqur edhe klubet gjermane dhe ato italiane.

Menaxheri i futbollistit, Marc Van Osselaer ka thënë se kampionati francez momentalisht do të ishte ideal për zhvillimin e Edonit.

(Kosova Sot Online)