Wenger: Barcelona do ta blejë edhe një sulmues

  • 12 June 2020 - 08:45
Wenger: Barcelona do ta blejë edhe një sulmues

Arsene Wenger është i bindur se Barcelona do ta transferojë edhe një tjetër lojtar për ta përforcuar repartin e sulmit, përkundër që pret të sheh përmirësim nga ana e Antoine Griezmann.

Francezi Antoine Griezmann nuk ka arritur ta shfaqë plotësisht talentin e vet gjatë sezonit të tij të parë në Camp Nou, ku ka kontribuar me 14 gola në 37 ndeshje që nga transferimi prej 120 milionë eurosh nga Atletico Madridi. Barcelona tani po përflitet se është e interesuar për transferimit e Lautaro Martinezit nga Interi, i cili shihet si zëvendësuesi i përsosur për Luis Suarez.

Ish-trajneri i Arsenalit, Wenger, beson se Griezmann do të përmirësohet, por ndien se Barcelona do ta transferojë edhe një tjetër sulmues për sezonin e ardhshëm.

“Barcelona i ka blerë gjithmonë lojtarët më të mirë. Personalisht, unë nuk jam i sigurt se Suarez ka nevojë të zëvendësohet”, ka thënë Wenger për BeIN Sports.

“Ata mund ta shtojnë edhe një sulmues në skuadër sepse është e vërtetë që Suarez dhe Lionel Messi janë kontribuuesit kryesorë dhe atyre mund t’u duhet edhe ndonjë lojtar që mund të shënojë gola”.

“Unë ende mendoj se Griezmann do të fillojë të shënojë më shumë, ai duket se nuk është përshtatur ende plotësisht, ndoshta tani pas izolimit do të jetë i rifreskuar sepse edhe ai është golashënues i mirë”.

“Por, unë jam i bindur se ata do ta blejnë edhe një tjetër sulmues”.

(Kosova Sot Online )