Arrestohet djali i legjendës së NBA, akuzohet se theri fqinjin

  • 12 June 2020 - 09:56
Arrestohet djali i legjendës së NBA, akuzohet se theri fqinjin

Djali i Kareem Abdul-Jabbar u arrestua të mërkurën pasi policët thonë se ai e theri disa herë fqinjin e tij.

28-vjeçari Adam Abdul-Jabbar  është arrestuar dhe përballet me akuzë për sulm me armë vrasëse. Policia lokale ishte lajmëruar për këtë sulm më 9 qershor rreth orës 22:00, mirëpo rasti është raportuar vetëm tani nga TMZ Sports. “I dyshuari, që është fqinj i viktimës, u arrestua pas incidentit”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia thotë se viktima kishte shkuar vetë në spital, pasi kishte pësuar lëndime të shumta trupore, të cilat megjithatë nuk ishin vdekjeprurëse.

Rasti është ende nën hetime, ndërsa as Adam e as Kareem Abdul-Jabbar nuk pranuan ta komentojnë rastin për mediat amerikane.

(Kosova Sot Online )