Presidenti i La Ligës sulmon klubet italiane: Deshët ta ndalnit ligën për interesa personale

  • 12 June 2020 - 10:37
Presidenti i La Ligës sulmon klubet italiane: Deshët ta ndalnit ligën për interesa personale

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, pretendon se klubet italiane që e kundërshtonin rinisjen e Serisë A e bënin këtë pasi që donin t’i mbronin interesat personale, por e përdornin shëndetin vetëm si arsyetim.

Liga elitare e futbollit në Spanjë do të rinisë pa një Plan B, mirëpo klubet spanjolle kanë qenë të gjitha të gatshme ta rinisin kampionatin. Kjo nuk ka ndodhur në Itali, ku përkundër alternative që janë ofruar, disa klube i kanë refuzuar të gjitha ofertat.

“Unë isha shumë i shqetësuar që një grup i klubeve e ekspozoi publikisht veten kundër rinisjes së kampionatit në Itali. Për mua, ata kishin interesa personale dhe e përdornin situatën për të thënë se ne nuk duhet të luajmë”, ka thënë Tebas.

“Për fat të mirë, Serie A vendosi të rinisë dhe unë shpresoj se do të ketë sukses dhe do të arrijë ta kompletojë sezonin”.

Shefi i La Ligës nuk mendon se virusi do t’i detyrojë klubet të vetëizolohen sërish dhe nuk shqetësohet për mungesën e një plani B.

“Nuk mendoj se do të kemi një valë të dytë të infektimeve që do të na detyrojë të hyjmë sërish në karantinë. Nëse ndodh, do ta mendojmë një plan atëherë kur bëhet e ditur se nuk mund të luajmë më”, shtoi Tebas.

“Disa mund të arsyetohet me rezultatet që i kanë tani, por ne s’e harxhuam asnjë minuta duke diskutuar se çfarë do të ndodhte nëse s’e përfundojmë sezonin , për kualifikime në Evropë, rënie dhe promovime nga liga. Disa klube kanë tentuar të flasin për këtë, por ky nuk është momenti i duhur”.

(Kosova Sot Online )